Al Pacino ka luajtur nëpër filma që si kanë pëlqyer, por e ka bërë vetëm për para

Al Pacino ka luajtur nëpër filma që si kanë pëlqyer, por e ka bërë vetëm për para

Aktori i njohur, Al Pacino, në librin memoar që ka publikuar se fundmi, “Sunny Boy”, ka treguar se si një menaxher i korruptuar i financave e keqmenaxhoi pasurinë e tij, duke e çuar nga 50 milionë dollarë në zero. Ky menaxher financash, i dënuar më vonë për mashtrime të tilla, menaxhoi keq financat e aktorit, duke e lënë atë në një situatë të vështirë, shkruan Variety.

Në vitin 2011, Pacino filloi të merrte paralajmërime se menaxheri financiar i tij nuk ishte i besueshëm.
Ani pse jetonte në luks, duke paguar qira për një shtëpi të shtrenjtë në Beverly Hills dhe duke udhëtuar në Evropë, ai u kthye dhe zbuloi se financat e tij nuk ishin siç mendonte.

“Ishte e qartë: isha në falimentim,” ka shkruar ai në libër.

Ai përshkruan tutje se si industria e filmit merr një pjesë të madhe nga fitimet, duke e bërë të lehtë humbjen e parave.

“Shpenzimet e mia ishin një ‘montazh’ çmendurie,” ka thënë Pacino.

Në moshën 70-vjeçare, ai e ka kuptuar se mundësitë për role të mëdha po zvogëloheshin. Prandaj, ai filloi të pranonte role vetëm për të fituar para, duke përfshirë filmin “Jack and Jill” të aktorit Adam Sandler, si dhe duke bërë reklama, diçka që kishte shmangur më parë.

Për t’i stabilizuar financat, Pacino shiti një nga dy shtëpitë e tij dhe filloi të mbante seminare, duke ndryshuar nga praktika e tij e mëparshme për të folur pa u paguar, nëpër ngjarje të ndryshme që organizoheshin nga universitetet.

Ai e kuptoi se kishte një treg për këto ngjarje dhe gjeti sukses duke shfrytëzuar popullaritetin e tij.
Libri i Pacinos, “Sonny Boy”, tregon për rrugëtimin e tij përballë humbjes financiare dhe forcës personale, duke ofruar një pasqyrë të jetës dhe karrierës së tij.

LEXO EDHE:

Back to top button