Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku u zotuan se do t’i vazhdojnë diskutimet për çështjen e presidentit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku janë zotuar se do t’i vazhdojnë diskutimet për çështjen e presidentit, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja. Ai ka thënë se disa pika të takimit do të mbesin konfidenciale, pa treguar se në çfarë drejtimi është diskutuar për pozitën e presidentit.

“Unë vazhdoj të jem optimist se me takime dhe biseda të tilla mund të arrijmë marrëveshje, por këtë nuk mund ta them se e kemi sot. Tash ne jemi udhëheqës të subjekteve që janë demokratike dhe jemi transparentë sa i përket procesit. Duhet ta ruajmë konfidencialitetin e bisedimeve. Në momentin që propozimet, iniciativat, sjellin rezultat konkret, atëherë do të mund të përgjigjemi konkretisht për të arriturat”, deklaroi Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.

Edhe Abdixhiku ka thënë se palët po përpiqen të arrijnë deri te një zgjidhje. I pyetur nëse LDK-ja pati emra konkretë për pozitën e presidentit, ai tha se palët “nuk kanë arritur ende në atë fazë”.

“Kemi më pak se tre javë ditë kohë për të gjetur një konsensus dhe për të arritur një marrëveshje eventuale në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje. Zgjedhjet nuk i do askush as LDK-ja. Unë do të takojë edhe liderët tjerë politikë të PDK dhe AAK për të kuptuar dhe pozicionet e tyre”, tha Lumir Abdixhiku, Kryetar i LDK-së.

Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut u zhvillua pas përfundimit të mandatit presidencial të Vjosa Osmanit më 4 prill. Të njëjtën ditë, pozitën e ushtrueses së detyrës e ka marrë Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit, ashtu siç parashihet me Kushtetutë. Kurti ndërkohë pritet të takojë edhe kreun e PDK-së Bedri Hamzën, veçse për këtë nga partia e Hamzës kërkojnë që kryeministri t’iu drejtohet me letër zyrtare. /Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button