Aleanca për Shqiptarët: Ministria e Shëndetësisë po plaçkitë familjarët e viktimave të Covid-19

Aleanca për Shqiptarët sërish kritikon Qeverinë për menaxhimin e pandemisë Covid-19.  Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se qytetarët kanë mbetur në mëshirë të fatit, pa trajtim adekuat shëndetësor dhe nën kushte të vështira ekonomike.

“Sipas të gjitha statistikave, Maqedonia e Veriut është me vdekshmëri më të madhe nga COVID19 dhe përveç problemeve të shumta, familjarët janë të detyruar të ndajnë mjete të majme për funeralet e të vdekurve nga kjo sëmundje. Sipas informatave që i kemi, kompani të ndryshme funeralesh e kanë keqpërdorur situatën dhe për shërbimet e tyre kanë kërkuar nga 12.000 deri në 35.000 denarë, çmim ky i lartë, sepse ka pasur nevojë për një qese të veçantë PVC, në të cilën është mbështjellë trupi i të ndjerit, si dhe një arkivol prej kallaji, duke u bazuar në një far protokolli, i cili sipas Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor NUK EKZISTON FARE.”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

Nga partie opozitare kërkojnë që qeveria të hartoj protokolle për varrimin e të vdekurve nga COVID 19, dëmshpërblim të  familjeve të dëmtuara, si dhe përgjegjësi ndaj ministrit Filipçe.

LEXO EDHE:

Back to top button