Aleatët evropianë të Zelensky-t vendosin pesë kushte për bisedimet e paqes me Rusinë

Pesë kushtet përfshijnë ndërprerjen e luftimeve, fillimin e negociatave nga pozicioni aktual në terren, si dhe garanci “të forta” sigurie për Ukrainën.

Treshja evropiane – Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania – mbështetën idenë e negociatave për paqe midis Kievit dhe Moskës dhe, së bashku me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, vendosën pesë kushte për arritjen e një marrëveshjeje “të drejtë dhe të qëndrueshme” për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, raportoi BBC .

Në një deklaratë të përbashkët pas bisedimeve në Londër, kryeministri britanik Sir Keir Starmer, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Friedrich Merz thanë se do të “qëndronin fort në anën e Ukrainës”.

Pesë kushtet përfshijnë ndërprerjen e luftimeve, fillimin e negociatave nga pozicioni aktual në terren, si dhe garanci “të forta” sigurie për Ukrainën. Përpara ngjarjes, Zelensky i dërgoi një letër të hapur Putinit duke kërkuar negociata të drejtpërdrejta për t’i dhënë fund luftës, një ofertë që udhëheqësi rus e hodhi poshtë . Ai tha se do ta përfundonte luftën vetëm kur të përmbusheshin qëllimet e Rusisë.

LEXO EDHE:

Back to top button