Aleksandar Vuçiq citoi një varg nga Kur’ani gjatë fjalimit të tij në Novi Pazar

Aleksandar Vuçiq citoi një varg nga Kur'ani gjatë fjalimit të tij në Novi Pazar

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ishte sot në Novi Pazar, ku mori pjesë në hapjen e rrugës së rinovuar 20.5 kilometra për në Tutin.

Vuçiq iu drejtua turmës dhe këtë herë pati një fjalim mjaft interesant.

Ai ndër të tjera citoi një ajet nga Kur’ani, më saktë suren El-Bekare.

Vuçiq hapi rrugën afër Novi Pazarit dhe tha: “Dua më shumë boshnjakë në institucionet shtetërore”.

Zgjodha suren El-Bekare, e cila përmban ajetin: “O besimtarë, jetoni në paqe të gjithë dhe mos ndiqni rrugët e shejtanit, ai është me të vërtetë armiku juaj i hapur”, tha Vuçiq.

Kujtojmë, presidenti i Serbisë tha sot se dëshiron më shumë boshnjakë në qeveri dhe institucione të tjera shtetërore në atë vend, madje më shumë sesa meritojnë proporcionalisht boshnjakët.

“Si do ta shihni që ne i perceptojmë boshnjakët si motra dhe vëllezër, dhe jo si një trup të huaj kundër të cilit duhet të luftojmë”, tha presidenti serb./radiosarajevo/

LEXO EDHE:

Back to top button