Algoritmi i ri rrit numrin të të shëruarve nga Covid-19

Covid 19 Maqedoni


Me vënien në funksion të algoritmit të ri numri i personave që hyjnë në listën e të shëruarve nga virusi korona që nga dita e martë është më i lartë. Sot 212 persona i shtohen listës së të shëruarve ku tashmë gjithsej janë 10933. Sipas algoritmit të ri, parashikohet që personat pa simptoma 10 ditë pas diagnostikimit me këtë virus, cilësohen si të shëruar, pa pasur nevojë për teste të tjera. Ndërkohë që më parë të infektuarit duhet të qëndronin në izolim 14 ditë dhe më pas duhet të rezultonin negativ në dy teste për covid-19.  Tre shifrorë është edhe numri i qytetarëve që gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv në testin për virusin korona. Nga gjithsej 2018 testime, 159 kanë rezultuar pozitiv. Numër dyshifrorë regjistrojnë:

Ndërsa 19 qytete regjistrojnë nga më pak se 7 raste të reja. Duke përfshirë edhe të dhënat e raportit të sotëm, numri i të infektuarve që nga rasti i parë i shfaqur ne vend me virus korona, arriti në 14 163. Ndërsa numri i viktimave është 590, duke përfshirë këtu edhe 5 personat që gjatë natës humbën jetën nga ky virus. Viktimat janë të moshës nga 43 deri 86 vjeç. Dy nga Dibra, një nga Shkupi, një nga Demir Hisari dhe një nga Kërçova. Qytetarët shpresat për fitimin e betejës me këtë virus i kanë te vaksina, me të cilën, siç ministri Filipçe ka theksuar për mediat ne vend, do të furnizohemi përmes mekanizmit KOVAKT përmes OBSH-së. Sipas tij,  20 për qind është diçka që aktualisht konsiderohet si përqindje e arsyeshme për të vaksinuar popullatën sipas njohurive aktuale. Në këtë grup përfshihen të moshuarit, të sëmurët kronikë, fëmijët, etj. Ai tha se as sasitë dhe as shpërndarja sipas vendeve nuk dihen ende. Por do të ketë qasje në kohë kur vaksinat janë në dispozicion. Ndërsa sa i përket vaksinës për gripin sezonal këtë vit planifikohet që të sigurohen dyfish më shumë sasi se vitet e kaluara.

Evi Shkopi

LEXO EDHE:

Back to top button