Aliu: Punësimi i 155 motrave medicinale në Tetovë është i finalizuar

Aliu: Punësimi i 155 motrave medicinale në Tetovë është i finalizuar

Gazetare: Linda Ebibi

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu përsëriti se dhënia e vendimeve për 155 punonjës në Spitalin e Tetovës është drejt fundit dhe se ka mbetur vetëm testimi administrativ, shkruan Alsat.

Ai tha se për 10 vite me radhë punonjësit në Klinikën e Tetovës janë shantazhuar nga udhëheqësitë e kaluara dhe janë mashtruar për vendime pune.

“Unë besoj fort që 10 vjet të punosh, jo testin po ti mund të bësh 100 teste dhe do t’i kalosh me kollajllëk. Unë jam i sigurt se këta kolegë që janë pas meje me gjithë atë punë që e kanë dhe me gjithë atë stres që e kanë kaluar, jo që do ta kalojnë testin por do të dalin të lumtur prej pyetjeve dhe përgjigjeve që do t’i japin…7:40 Pra të pazotit ju duhet nga 20 vjet të bëjnë diçka, ndërsa  ato që dinë të punojnë duhet gjysmë viti apo një vit që të zgjidhin problemet e qytetarëve”, tha Azir Aliu, Ministër i Shëndetësisë.

Aliu foli edhe për rikonstruimin e spitalit Klinik të Tetovës, i cili njoftoi se do të investohen deri në 90 milionë euro.

“Një prej objekteve të reja do të jetë infektologjia dhe objekti tjetër do të jetë neonatologjia me gjinekologji, do të jenë të ndara. Kjo është vetëm faza e parë 40 milionë euro, faza e dytë do të jetë 50 milionë euro që do të ndërtohen për infrastrukturën e universitetit, në ndërkohë bëjmë edhe Klinikën Stomatologjike”, u shpreh Azir Aliu, Ministër i Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë ditë më parë tha se përveç punësimeve në Tetovë, do të zgjidhet problemi edhe i të punësuarve me kontrata në vepër nëpër institucionet e tjera shëndetësore të vendit. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button