Aliu: Të tmerrshme pamjet nga shpërthimi i fuqishëm në Ferizaj

Një shpërthim i fuqishëm ka shkaktuar lëndimin e mbi 40 personave në Ferizaj.

Kryetari i Komunës së Ferizajit, Agim Aliu pamjet nga atje i ka cilësuar të tmerrshme, ndërsa ka uruar të mos shënohet asnjë viktimë.

Po ashtu Aliu ka falënderuar ekipet emergjente komunale, si zjarrfikësit, ekipet e emergjencës shëndetësore, policia dhe kompetentët tjerë dolën menjëherë në vendngjarje.

Ky është statusi i tij i plotë:

Të tmerrshme, pamjet nga shpërthimi i fuqishëm i pasdites së sotme në njërin nga restaurantet në kompleksin “Village” në Ferizaj.

Ekipet emergjente komunale, si zjarrfikësit, ekipet e emergjencës shëndetësore, policia dhe kompetentët tjerë dolën menjëherë në vendngjarje.

Uroj të mos shënohet asnjë viktimë e gjithashtu gjatë vizitës që i bëra, i urova shërim të shpejt gjithë të lënduarve.

Faleminderit mjekëve dhe infermierëve të QKMF-së dhe Spitalit të Përgjithshëm që me përpjekje mbinjerëzore po japin gjithçka nga vetja për ta mbrojtur shëndetin e të lënduarve./Kosovapress

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button