“Alkaloid” investitor lider në rajon, për 5 vite mbi 104 milionë euro

“Alkaloid” investitor lider në rajon, për 5 vite mbi 104 milionë euro

Forumi i Odës së Investimeve në Ballkanit Perëndimor ka shpallur kompaninë farmaceutike Alkalodi si ndërmarrjen kryesore investuese në rajon. Në pesë vitet e fundit Alkaloid ka regjistruar investime në vlerë prej 104.1 milion euro. “Në historinë e tij të gjatë, “Alkaloid” ka kaluar nëpër sfida të shumta, përfshirë investimet të cilat në tre dekadat e fundit kanë pasur për qëllim ndërtimin dhe zgjerimin e objekteve prodhuese, objekteve kërkimore-zhvilluese duke instaluar pajisje moderne, laboratorë, teknologji, softuer modern dhe staf të mirë trajnuar. Ne jemi të vendosur që të mbetemi në këtë kurs edhe në të ardhmen”, ka deklaruar Drejtori i Alkaloid, Zhivko Mukaetov. Forumi i Odës së Investimeve është një nismë e përbashkët e dhomave të tregtisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor, e bashkë-themeluar nga Bashkimi Evropian, e cila përfaqëson interesat e më shumë se 350,000 kompanive në drejtim të zbatimit të aktiviteteve të përbashkëta që janë me interes për komunitetit të biznesit të rajonit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button