Alkaloid, konferencë ndërkombëtare për “Cefiksim”

Alkaloid, konferencë ndërkombëtare për “Cefiksim”

Kompani farmaceutike “Alkaloid” po merr pjesë në Konferencën e Parë Ndërkombëtare për Cefiksim, që po mbahet në Stamboll të Turqisë. Konferenca ka në fokus vizionin e përmirësimit të praktikave të përditshme në fushën e përdorimit racional të antibiotikëve, duke përmirësuar kështu cilësinë e shërbimeve për pacientët në mbarë botën. Drejtori i Përgjithshëm dhe Kryetari i Bordit Drejtues të “Alkaloid”, Zhivko Mukaetov, prezantoi performancën korporative të “Alkaloid”, duke iu referuar veçanërisht rëndësisë së ngjarjeve të këtij lloji, të cilat zhvillojnë dhe përmirësojnë shkencën në shkallë globale. Gjithashtu, Mukaetov tha se Konferenca e Parë Ndërkombëtare për Cefixime, e mbështetur nga “Alkaloid”, do të japë një kontribut edhe më të madh në përdorimin racional të antibiotikëve, sa i përket reduktimit të tendencës në rritje të rezistencës antimikrobike globalisht.

“Përveç se është cefalosporina e gjeneratës së tretë orale më e përshkruara, Cefixime e Alkaloid është e dyta për nga vëllimi i prodhuar në Evropë. Ne si kompani së shpejti planifikojmë të zgjerojmë objektet e prodhimit për këtë produkt me rëndësi strategjike”, u shpreh Zhivko Mukaetov, drejtor i Alkaloid. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button