VLEN: Bujar Osmani fajtor për vlerësimin vendit nga OSBE-ja si demokraci e brishtë

VLEN: Bujar Osmani fajtor për vlerësimin vendit nga OSBE-ja si demokraci e brishtë

Gazetar: Avni Tahiri

Opozita shqiptare akuzon Bujar Osmanin për siç thotë vlerësimin e vendit nga OSBE-ja si demokraci e brishtë. Për shkak të drojës për parregullsi në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut, OSBE-ja ka vendosur që këtë proces zgjedhor ta mbikëqyrë me 24 vëzhgues afatgjatë dhe 300 vëzhgues afatshkurtër, thonë nga VLEN. Nga opozita shqiptare thonë se vlerësime të këtilla për procesin zgjedhor nuk ka pasur që nga vitet e ’90-ta të shekullit të kaluar.

“Nëse kjo gjendje është për t’u qarë, atëherë fajtori e ka emrin pikërisht Bujar Osmani. Sepse ai ka qenë aktori që ka ndikuar drejtpërdrejt në këtë qasje që e ka OSBE-ja ndaj vendit. Prandaj se Bujar Osmani e ka për detyrim të sqarojë se pse është ky vlerësim i OSBE-së dhe, e dyta – po ashtu e rëndësishme – mbi bazën e cilave analiza dhe argumente e kishte vlerësuar Bujar Osmani në vitin 2023 se zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut mund të prodhojnë destabilitet? Kush ia dha këto informacione dhe pse ai nuk i ka ndarë ato në mënyrë transparente me publikun deri më tani? Kjo detyrimisht e shtron pyetjen se a po e përgatit BDI-ja terrenin për të shkaktuar krizë politike pas zgjedhore, në mënyrë që qeveria teknike e Talat Xhaferit ta vazhdojë jetën e saj teknike? “, tha Amir Elezi, nga VLEN.

LEXO EDHE:

Back to top button