Kompania farmaceutike “Alkaloid” me investime në shumë prej mbi 850 milion eurosh, me 178 punësime të reja në vend dhe me rritje të përfitimit të konsoliduar nga 17% gjatë periudhës janar-shtator 2021. Sipas bilancit të të ardhurave, gjatë kësaj periudhe Janar – Shtator 2021, shitjet arritën në 7.165.890.933 denarë, që është 4% më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Shitjet e përgjithshme të konsoliduara, nga ana tjetër, arrijnë në 9. 45 miliard denarë që është për 6% më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Produktet më të shitura rezultojnë ato farmaceutike me 87%. Më së shumti janë shitur antibiotikët me 19%, preparatet kardiologjike me 14%, ato neurologjike me 14% të totalit të shitjeve të konsoliduara si dhe preparatet OTC me 20%. Në sektorin e kimisë, kozmetikës dhe herbalizmit total shitje ka pasur 13%. Preparatet kimike marrin pjesë me 3%, ato kozmetike me 8% dhe herbalizimi me 2%.
636 1 minute read








