“East Gate Mall” hapet nesër, priten vizitorë nga Shqipëria, Kosova, Greqi dhe Serbia

Nesër edhe zyrtarisht do të hapet “East Gate Mall”, qendra e re tregtare që gjendet në vendin e ish panairit të Shkupit. Pritet që qendra të ketë 12 milionë vizita. Me këtë investim, jo vetëm Shkupi, por edhe Maqedonia do të bëhet qendra kryesore tregtare në rajon. Në “East Gate” do të ketë numër të madh të kompanive të njohura, objekte gastronomike, kinema, kënde fëmijësh dhe përmbajtje të tjera. Përveç vizitorëve vendorë, priten klientë nga Serbia, Greqia, Kosova dhe Shqipëria.

LEXO EDHE:

Back to top button