Almeda po pret fëmijën e dytë dhe me sa duket na tregoi edhe emrin që do i vë

Disa ditë më parë, Almeda Abazi zbuloi përmes një postimi shumë të ëmbël përkrah bashkëshortit të saj, Tolgahan Sayisman, se do të bëhet sërish nënë. Aktorja zgjodhi tre poza për të dhënë lajmin e bukur, ku shfaqej me partnerin në kopshin e shtëpisë dhe mbante me dorë barkun tashmë të rrumbullakosur.

“Bebushi numër dy po vjen. Mezi po pres të të takoj, i vogli/e vogla!”, shkroi Almeda.

Nuk ka vonuar shumë dhe aktorët kanë zbuluar edhe gjininë e bebushit numër dy, në një festë të vogël që kanë organizuar në shtëpi. Ata kanë hapur një kuti ku ishin rrobat foshnjeje, ndërsa ngjyra e kuqe i ka treguar atyre se po bëhen me vajzë!

Të ftuar në një emision turk së bashku me djalin e tyre Efehan, Almeda dhe Tolga folën më shumë rreth jetës private dhe shtatzënisë së dytë të aktores. E pyetur për emrin që ka menduar për bebushen, ndryshe nga shumë personazhe të njohur të showbiz-it, Almeda s’ka ngurruar të tregojë se cili emër i ka pëlqyer më shumë deri tani.

Aktorja u shpreh se kishte menduar dy-tre emra, por i preferuari i saj mbetej Alina dhe ky mund të jetë me shumë mundësi emri i ardhshëm i foshnjës që po pret.

Gjatë intervistës së tyre, Efehan i detyroi teleshikuesit turq të dëgjojnë shqip, pasi këndoi e kërceu këngën “Qengji i vogël”, që ishte e preferuara e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Almeda Sayisman (@almeda92)

LEXO EDHE:

Back to top button