ALSAT siguron draft-ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, këto janë detajet

ALSAT siguron draft-ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, këto janë detajet

ALSAT ka siguruar në mënyrë ekskluzive draft-ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, që pritet të shqyrtohet nga Qeveria, të martën e ardhshme.

Ky ligj e ngre në nivel juridik parimin kushtetues të përfaqësimit dhe zëvendëson mekanizmin e Balancuesit të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.

Synimi kryesor është garantimi i përfaqësimit të barabartë të komuniteteve në institucionet shtetërore, duke ruajtur parimet e profesionalizmit, meritokracisë dhe mosdiskriminimit, veçanërisht duke marrë parasysh vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese, dhe normave të tjera anti-diskurminuese.

Punësimet do të bazohen në rezultatet e regjistrimit të fundit të popullsisë. Por, lidhur me detajet e draft-ligjit, metodologjinë planifikuese dhe mënyrën e paraqitjes etnike të qytetarëve, cilat do të jenë institucionet zbatuese, ato monitoruese, masat ndëshkuese etj., përfshi edhe fuqinë e akteve nënligjore dhe më shumë, na ndiqni në edicionet e nesërme të lajmeve./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button