Rasti Vanja/ Çka tha sot Palevski para Gjykatës, ku u arrestua edhe një person me kërkesë të Prokurorit
Rasti Vanja/ Çka tha sot Palevski para Gjykatës, ku u arrestua edhe një person me kërkesë të Prokurorit

I pandehuri i parë për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski tha sot në gjykatë se i pandehuri Bore Videvski qëlloi të miturën, Vllatko Keshishev bënte roje dhe vrasja u organizua nga Velibor Manev.
Palevski e tha këtë në fjalën e tij përfundimtare para gjykatës, duke përsëritur edhe një herë se është i pafajshëm dhe se duhet të lirohet nga çdo akuzë.
I pandehuri Velibor Manev dëshmoi gjithashtu, duke drejtuar gishtin kah Palevski si autori kryesor dhe tha se Palevski dha urdhër që arma e përdorur për të kryer vrasjet të shkatërrohej nga një punonjës i Bankës Popullore.
Pas kësaj, gjykata dha pauzë, dhe ky person u arrestua me kërkesë të prokurorit.
Avokati i Palevskit, Jovica Strashevski, në fjalën e tij përfundimtare kërkoi lirim nga akuzat dhe njoftoi se nëse vendimi është dënues, ai do të apelohet në Gjykatën Supreme dhe më pas, nëse është e nevojshme, do të ngrihet një padi në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg./ Alsat.mk