Ambulanca u përplas me murin humbi jetën pacientja

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 51 vjeçar i cili duke drejtuar ambulancën ka dalë nga rruga duke u përplasur me murin ku si pasojë ka humbur jetën pacientja që ndodhej brenda.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në autostradën Durrës-Tiranë, ku si pasojë e përplasjes me murin rrethues të një subjekti ka ndërruar jetë pacientja, shtetasja A. Sh., 70 vjeçe.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 51 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 14.02.2021, duke transportuar me autoambulancë nga Saranda në drejtim të Tiranës, një paciente në gjendje të rëndë shëndetësore, ka dalë nga rruga në autostradën Durrës-Tiranë, duke u përplasur me murin rrethues të një subjekti dhe për pasojë ka ndërruar jetë pacientja, shtetasja A. Sh., 70 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:

Back to top button