Amendamente qesharake nga partitë politike për ndryshimin e rregullores së Kuvendit

LSDM-ja shpalosi amendamentet e opozitës ndaj propozimit për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit. Partia E Majta ka ironizuar me propozimin. Në amendamentet e tyre propozohen veprime qesharake për deputetët që punimet e Kuvendit duhet t’i ndjekin nga distanca.

Amendamentet e partisë e Majta
“Gjatë festave të Pashkëve deputeti i cili merr pjesë në punën e Kuvendit nga distanca, patjetër para kamerës të shfaq vezë të ngjyrosura”

 “Deputetët që marrin pjesë në punën e Kuvendit nga distanca, nuk guxojnë që para kamerës të shfaqin xhemperë”

 “Deputetët që marrin pjesë në punën e Kuvendit nga distanca, nuk guxojnë të shfaqen para kamerës me veshje që mbajnë mbishkrime të salloneve për manikyr dhe pedikyr”

 “Deputetët që marrin pjesë në punën e Kuvendit nga distanca, nuk guxojnë të shfaqen para kamerës me veshje që përmbajnë mbishkrime të mishtoreve”

VMRO-DPME-ja ka propozuar që zbatimi i rregullores të fillojë 40 ditë pas anëtarësimit të Maqedonisë në BE.

Amendament i VMRO-DPMNE-së
“Në Nenin 12, pas fjalës “Maqedonia” shtohen fjalët “dhe do të fillojë të zbatohet nga dita e 40 pas anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian”

Opozita shqiptare propozon amendamente që hedhin poshtë propozimin për Rregulloren e re.

Amendament i ASH&AAA
“Nëse prania e deputetit në seancë paraqet rrezik për deputetët, deputeti nuk duhet të marr pjesë në punën e Kuvendit”.

 “Në Nenin 2 në paragrafin e ri (2) në fjalinë e dytë, fjalia “në të njëjtën kohë” zëvendësohet me “në afat kohorë prej 32 ditëve”

LSDM-ja akuzon opozitën se po funksionon në mënyrë të sinkronizuar.

“Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja, por edhe e gjithë opozita nuk duan Kuvend funksional dhe vazhdojnë të veprojnë në mënyrë destruktive në dëm të qytetarëve. Kjo është qasje e turpshme dhe e papërgjegjshme. Kjo është fytyra e vërtetë e VMRO-DPMNE-së dhe opozitës’ deklaroi Jovan Mitrevski, Deputet i LSDM-së.

Nuk dihet kur do të thirrjet mbledhja e Komisionit për Çështje të Mandatit, Rregullores dhe Imunitetit. Paritë opozita kanë vendosur bojkotimin e koordinimit me grupet parlamentare tek kreu i Kuvendit, derisa Talat Xhaferi nuk tërheq propozimin për ndryshimin e Rregullores.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button