Tërmet prej 3.9 ballësh godet Shkupin, epiqendra në Ilinden

Tërmet prej 3.9 ballë dhe thellësi prej 1 kilometra sipas Rihterit dridhi Shkupin në ora 14.09 minuta. Sipas Qendrës mediterane sizmologjike të Evropës, epiqendra e tërmetit është rreth 9 kilometra larg kryeqytetit, më saktësisht në Komunën e Ilindenit. Tërmeti është ndjerë edhe në Kosovë dhe Serbi. Pas këtij tërmeti në Shkup është ndjerë edhe një tjetër dridhje e tokës me intensitet më të ulët. Nuk raportohet për dëme materiale.

- Advertisment -

LEXO EDHE:

Back to top button