Analiza e debatit mbi propozimin francez

Gazetar: Lluka Andreev

Shpërthim të gjuhës së urrejtjes në opinion për Propozimin Francez regjistrojnë disa nga analistët, sipas të cilëve vendi është një mjedis i përshtatshëm për përhapjen e dezinformatave, shkruan Alsat.

Disa prej tyre thonë se heshtja e institucioneve në një periudhë kaq të ndjeshme ka kontribuar në këtë fenomen, dhe në përdorimin e retorikës nacionaliste, e cila u derdh nga rrjetet sociale në kuvend.

“Ne kemi qenë dëshmitarë të një fjalimi jashtëzakonisht të fortë të urrejtjes në Kuvend, dhe në debatin që u zhvillua atje, i cili nuk kurseu as mysafirët që erdhën tek ne gjatë asaj periudhe të na bindin se gjuha maqedonase nuk është në asnjë mënyrë e kërcënuar”, tha – Zoran Bojarovski – analist.

“Ju i thoni njërit prej komuniteteve më demokratike në planet, atij bashkimi të shteteve evropiane, të quajtur Bashkimi Evropian, se janë fashistë, jodemokratikë dhe u thoni se keni vija të kuqe dhe do të hyni në BE, kur të reformohet BEja dhe të demokratizohet”, u shpreh Katerina Kolozova – filozofe.

Në analizën e Institutit për Media dhe Analitikë “IMA”, thuhet se keqinformimi ushqeu pasione nacionaliste që mund të çojnë në destabilizimin e shoqërisë. Analisti Sefer Tahiri, duke komentuar raportimin e propozimit francez nga mediat në gjuhën shqipe, thotë se janë fokusuar tek “antishqiptarizmi” i shprehur gjatë protestave të opozitës. Sipas Tahirit, në këto media ka mbizotëruar toni pozitiv drejt integrimit evropian.

Sipas analistëve, një nga dezinformatat më të mëdha që është shfaqur është se gjuha maqedonase nuk është përmendur në kornizën e negociatave dhe si gjenerues i dezinformatave dhe konspiracioneve të ngjashme, përveç disa palëve, gishtin e kanë drejtuar edhe nga ASHAM./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button