Andreeva: Taksat parafiskale më të larta se tatimet vjetore

Taksat parafiskale për kompanitë paraqesin dyfishin e kostos vjetore, të të gjitha detyrimeve tatimore aktuale, tha në paraqitjen e saj të sotme në emisionin Magazina Ekonomike, në Alsat, Aleksandra Andreeva, nga LOE. Siç shpjegon ajo, këto janë taksa, që janë të panjohura për pronarët e kompanisë, dhe që nuk mund të parashikohen gjatë përgatitjes së planit të biznesit.

“Këto taksa janë një barrë edhe kur nuk kemi krizë ekonomike, dhe akoma më shumë tani. Ne paguajmë një taksë për secilën kërkesë, për leje ose vërtetim nga institucionet, edhe pse më parë kemi paguar çfarëdo tatimi tjetër. Ne paguajmë kontrolle shëndetësore periodike, edhe pse paguajmë për sigurim shëndetësor … kur lëshojmë një objekt në përdorim, edhe pse i ka përmbushur kushtet, janë bërë elaborate, të gjitha taksat janë paguar, ne duhet sërish të paguajmë për sigurimin e energjisë elektrike, ujit apo diçka tjetër … “, thotë Andreeva.

LEXO EDHE:

Back to top button