Shajnovski: Çmimi i katronit të gjelbër mund të ulet nëse rritet konkurrenca

Çmimi i katronit të gjelbër mund të ulet nëse rritet konkurrenca, gjegjësisht nëse në treg ofrohen më shumë opsione për kohëzgjatjen e përdorimit, thotë për Alsat M, në emisionin “Magazina Ekonomike”, njeriu i parë i Agjencisë së mbikëqyrjes së sigurimeve, Krste Shajnovski.

Ajo që vlerësoj se mund të bëhet për t’u shkaktuar ulje e caktuar e çmimit të kartonit të gjelbër është të rritet afatizimi dhe frekuentimi i shfrytëzimit të kartonit të gjelbër. Për momentin kemi karton të gjelbër për një muaj dhe për një vjet. Mendoj se konkurrenca do jetë më e madhe nëse lejohet afatizim më i madh prej disa ditëve një muaj, dy javë, gjysmë viti dhe nëse sigurohet karton i gjelbër i cili do të llogaritet varësisht nga madhësia e frekuentimit të përdorimit të kartonit të gjelbër, gjegjësisht daljes jashtë shtetit”, thotë Shajnovski.

LEXO EDHE:

Back to top button