Anija turke e mallrave fundoset në Detin e Zi – Një i vdekur dhe njëmbëdhjetë të zhdukur
Anija turke e mallrave fundoset në Detin e Zi - Një i vdekur dhe njëmbëdhjetë të zhdukur

Ekipet e shpëtimit në Turqi gjetën të hënën trupin e një anëtari të ekuipazhit të një anijeje mallrash, që u mbyt në brigjet e Detit të Zi të Turqisë, si pasojë e stuhive të fuqishme.
Mediat vënë në pah se njëmbëdhjetë anëtarë të tjerë u raportuan të zhdukur.
Operacioni i kërkim-shpëtimit u vonua disa orë. Kjo për faktin se po mbizotëronte mot i ligë.
Stuhitë e forta që goditën Turqinë veriperëndimore, shkaktuan dëme të mëdha, duke përfshirë dëmtimin e një anijeje tjetër mallrash dhe evakuimin e një burgu.
Kjo u verifikua nga ministri i Drejtësisë së Turqisë, Yillmaz Tunc, i cili tha se të burgosurit ishin transferuar nga burgu i Ereglit në objektet përreth, për shkak të rritjes së nivelit të ujit.
Reklama
Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe stuhive të forta, në provincat juglindore të Diyarbakir dhe Batman u mbytën katër persona.
Të lënduar raportohen pesëdhjetë persona.
Ndryshe, mot i ligë ishte edhe në shtetin bullgar, ku erërat e forta dhe reshjet e dendura të shiut dhe borës morën jetën e dy personave dhe ndërprenë furnizimin me energji elektrike.