Anita Aziri: Koncerti solistik së shpejti gati
Anita Aziri: Koncerti solistik së shpejti gati

Gazetare: Xhemazije Rizvani
Këngëtarja Anita Aziri ishte pjesë emisionit Ftesë në studio” me moderatoren Xhemazije Rizvani. Ajo foli për këngën e saj të re ” Ah krenaria” me tekst nga Avni Qahili që është një mesazh për çiftet që i japin fund dashurisë shkaku i krenarisë.
Teksti i saj përshkruan ndjenjat e krenarisë dhe pengut në një marrëdhënie, duke reflektuar mbi dashurinë dhe pasojat e saj emocionale. Me një melodi të ndjerë dhe një interpretim emocional, kënga prek shpirtin e dëgjuesit, veçanërisht ata që kanë përjetuar ndjenja të ngjashme në dashuri.
Ajo tha se po bëhet gati për një projekt të ri dhe një koncert solistik diku nga fundi i majit. /Alsat.mk