Arbëreshë Ibrahimi: Isha e gatshme të punoja falas, por nuk më pranonin në punë
Arbëreshë Ibrahimi: Isha e gatshme të punoja falas, por nuk më pranonin në punë

Gazetare: Xhemazije Rizvani
Arbëreshë Ibrahimi ishte mysafire në emisionin ” Ftesë në studio” me moderatoren Xhemazije Rizvani dhe folën për mënyrën se si dizajni mund të ndryshoj botën.
Ajo tha se drejtimi që ka zgjedhur është shumë sfidues për femrat të cilat kohëve të fundit konkurojnë në profesione që më herët janë konsideruar më për burra.
Arbëresha foli për studimet e saja në Maqedoninë e Veriut, ato deridiplomike në Tetovë dhe magjistraturën në Shkup. Notat e mira nuk kanë mjaftuar që ajo të punësohet, duke rrëfyer zhgënjimin e madh dhe përpjekjen që të punësohet ” isha e gatshme të punoja dhe falas ” thotë ajo, vetëm doja angazhim.
Më pas në Lublanë fati i ndryshoi pasi përveç dokroraturës ndjeu mbështetje për t’i vënë në jetë projektet e saja.
Ajo tash punon në një universitet privat këtu në Maqedoninë e Veriut, pasi sistemi i këtushëm i punësimit përmes politikës e përjashtoi.
Tani do të të dërgoj një tekst të shkurtër. Hulumtimi i saj fokusohet në ndikimin e objekteve sociale dhe kulturore në identitetin urban dhe kohezionin e komunitetit.
Arbresha është gjithashtu e angazhuar në projekte arkitekturore, veçanërisht në ndërtesa rezidenciale dhe sociale, dhe është bashkëpunëtore në Rrethin e Dizajnerëve të Rinj brenda Organizatës Botërore të Dizajnit. /Alsat.mk