Ann Linde: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde është shprehur se OSBE do të vijojë mbështetjen për vendin tonë. Ajo theksoi se Suedia mbështet integrimin e Shqipërisë në BE.

“OSBE do të vijojë të ketë një mbështetje të fortë. Kam zhvilluar 20 vizita në rajon dhe jam besimplotë që Osbe po bën ndryshim. Fokus në konflikte ka qenë për të lehtësuar vuajtjet njerëzore. Në terma më të përgjithshme, vijojmë të mbështesim vendet pritëse për të përmbushur procesin e tyre. Jemi krenarë për arritjet, jemi mirënjohës. Suedia mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë, do të jetë e angazhuar në bashkëpunimin dypalësh”, tha Linde.

Nga ana tjetër ministrja Xhaçka tha se vizita e saj në Shqipëri është një tregues i rëndësishëm i vëmendjes ndaj rajonit.

“Ballkani Perëndimor ka përparuar në rrugën e stabilizimit, zhvillimit e bashkëpunimit. BE ka paqartësi lidhur me hapat e mëtejshëm të rajonit në procesin e integrimit. Vëmendja e Presidencës suedeze është mesazh angazhimi e mbështetjeje. Ne jemi të gatshëm të ndajmë eksperiencën tonë në krye të OSBE. Shqipëria është provë e pakundërshtueshme e transformimit nga angazhimi multilateral. Ne do të bashkëpunojmë në çuarjen përpara të prioriteteve të Shqipërisë në KS. Ju uroj suksese në muajt e mbetur të kryesimit të OSBE-së”, tha ministrja.

LEXO EDHE:

Back to top button