Ansambli Muzikor i Tetovës drejt mbylljes, mungesa e punësimeve rrezikon institucionin

Gazetar: Bashkim Sulejmani
“U themelua para tre viteve, me tendencë që të krijohet një institucion siç duhet i artit muzikor, por, Ansambli Muzikor i Tetovës, që prej tre vitesh nuk ka asnjë të punësuar përveç një drejtori e një ekonomisti. E së fundmi në vend që të sigurohen vendet e punës dhe ky institucion të kompletohet, nga Ministria nxjerrin se, ky institucion duhet të mbyllet”.

“Në vitin 2025 kur erdha unë, e gjeta institucionin me dy të punësuar. Gjëja e parë që kam bërë kam dërguar kërkesë për punësime, gjithnjë ne komunikim me përfaqësuesit tanë që na premtuan se punësimet do të realizohen sepse janë punësimet e para që detyrimisht është dashur të realizohen, pritem deri në fund të vitin dhe nuk u realizuan,” deklaroi Blerim Qamili, Drejtor i IN Ansambli Muzikor i Tetovës.
Përveç mos realizimit të punësimeve, Ministria e Kulturës së fundmi shqyrton mundësinë madje ta mbyll tërësisht këtë institucion.

“Në faqen e Ministrisë së Kulturës kanë nxjerr një draft, apo plan strategjik 2026-2030, dhe ansambli muzikor në paragrafin 216 përmendet se Ansambli ka vetëm dy të punësuar dhe pas këtij shkrimi janë fjalët si “Do të rishikohet” apo “Ridefinim” që në kuptim të drejtë kuptohen si fuzionim, rishikim mbylljeje. Sa i përket anës time Ligjore dhe përgjegjësive të mia si drejtor, unë do lëviz çdo gur që ku draft të kundërshtohet në maksimum,” tha Blerim Qamili, Drejtor i IN Ansambli Muzikor i Tetovës.
Kërkuam sqarim edhe nga ministria e Kulturës, por pa përgjigje. Ndryshe, Ansambli Muzikor i Tetovës, aktivitetet vjetore deri më tani i ka realizuar përmes angazhimit të artistëve me kontratë afatshkurtër, ndërsa nevoja për funksionimin e këtij institucioni është për të paktën tridhjetë punësime, si dirigjentë, kor dhe pjesa tjetër artistike. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button