Anti-korrupsioni: Procedura kundër Stafës daton nga muaji qershor

Anti-korrupsioni: Procedura kundër Stafës daton nga muaji qershor

Komisioni për parandalimin e korrupsionit sqaron për Alsat se procedura kundër ish avokatit të shtetit, Fehmi Stafa dorëzuar në Prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion daton nga muaji qershor, përkatësisht nga seanca e 69 e mbajtur më 01.06.2022. Komisioni sqaron se në procedurën e dorëzuar në organin e akuzës për të nisur ndjekje penale kundër Stafës sqarohen dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare e cila në Prokurori është dorëzuar më 22 qershor. Nga ky organ sqarojnë se nuk do të ketë procedurë të re kundër ish udhëheqësit të mbrojtjes juridike shtetërore./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button