Anulohen dy seanca për rastin “TNT”

Seanca e sotme gjyqësorë për rastin “TNT” nuk do të mbahet për shkaqe shëndetësore të prokurorit kompetent, njoftojnë nga Gjykata Themelore Penale në Shkup.

Është anuluar edhe seanca e ardhshme, e cila ishte caktuar për 11 nëntor, për çka tashë janë njoftuar edhe palët.

Nga Gjykata Penale njoftojnë se seanca do të vazhdojë pasi të krijohen kushte dhe se publiku do të informohet me kohë.

Rasti “TNT” ka të bëj me rrënimin e ndërtesës “Kosmos” nën pronësi të biznesmenit Fiat Canovski.

Në këtë rast janë të akuzuar disa persona, në mesin e të cilëve ish ministri Mile Janakieski, ish kreu i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, si dhe ish kryeministri në arrati, Nikolla Gruevski.

LEXO EDHE:

Back to top button