Anulohet “27 prilli”, Veljanovski dhe Ristovski në vetë-izolim

Procesi gjyqësor për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend u anulua për më 28 tetor për shkak të mos prezencës së të akuzuarit Spiro Ristovski i cili gjendet në vetë-izolim për shkak të koronavirusit.
Avokati i Spiro Ristovskit, deri tek gjykata ka dorëzuar njoftimin se i akuzuari do të jetë në vetë-izolim deri më 21 tetor.

Ndërkohë edhe Trajko Veljanoski, gjithashtu ka vendim për vetë-izolim deri më 22 tetor.

Në seancën e sotme duhej të dëgjoheshin disa dëshmitarë të propozuar nga mbrojtja e ish krkeut të Kuvendit, Trajko Veljanoski.

LEXO EDHE:

Back to top button