Arabia Saudite ka zbuluar zyrtarisht robotin e parë që mund të flasë dialekte të ndryshme arabe

Arabia Saudite ka zbuluar zyrtarisht robotin e parë që mund të flasë dialekte të ndryshme arabe

Arabia Saudite ka zbuluar zyrtarisht robotin e parë që mund të flasë dialekte të ndryshme arabe, të vallëzojë dhe t’iu përgjigjet pyetjeve.

Roboti u prezantua në një konferencë të mbajtur në Riad dhe është një makinë interaktive që përmban një kamerë të integruar.

Kjo kamerë përdor inteligjencën artificiale (AI) për të zbuluar njerëzit përpara robotit dhe më pas mund të fillojë një bisedë kur një vizitor i drejtohet me përshëndetjen “Përshëndetje Sara”.

Roboti Sara ka aftësinë të njohë dialektet, të analizojë fjalitë dhe të kuptojë përmbajtjen e tyre. Kjo i lejon robotit të ofrojë përgjigje përkatëse, të cilat mund t’i dërgojë edhe në formë teksti.

Në tetor 2017, Arabia Saudite u bë vendi i parë në botë që i dha shtetësinë një roboti. Ishte roboti Sophia i prodhuar nga Hanson Robotics me bazë në Hong Kong. Sophia bëri debutimin e saj në Riad.

Aktivistët e të drejtave të njeriut argumentuan se ishte absurde që një makinë e krijuar nga njeriu të kishte një status social më të lartë se e gjithë popullata femërore.

Në shtator 2022, Arabia Saudite prezantoi tre robotë të rinj që mësojnë Kuranin, ezanin dhe japin predikime.

LEXO EDHE:

Back to top button