Rama: Piramida, qendra më e madhe digjitale në Ballkan

Rama: Piramida, qendra më e madhe digjitale në Ballkan

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë fotografitë e punimeve të fundit në ndërtesën e njohur gjerësisht si Piramida e Tiranës. Ish-mauzoleu i Enver Hoxhës, dhe më pas Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Pjetër Arbnori”, tashmë po rikonstruktohet tërësisht për të mirëpritur selinë e Tumo Albania, që sipas objektivave të qeverisë do të jetë “qendra më e madhe e teknologjisë digjitale në Balkan”, siç shkruan vetë kryeministri në postimin e tij në Facebook.

Godina do te ndahet sipas projektit ne 18 salla që do të mbulojnë edhe pjesën didaktike për fëmijët dhe facilitetet si inkubator për startup-esh, ku sipërmarrës të rinj në fushën digjitale mund të projektojnë dhe eksperimentojnë produktet e tyre.

Foto e shpërndara nga kryeministri tregojnë për një gjendje të avancuar të punimeve si dhe për fillimin e lulëzimit të lulishtes që do të rrethojë godinën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

LEXO EDHE:

Back to top button