Arbenita tregon foton e parë e veshur me bikini, që pas lindjes së vajzës

Fero me vajzen. Foto: IG Arbenita

Arbenita Ismajli ka publikuar sot foton e parë e veshur me bikini, që pas lindjes së vajzës, Ninës. Modelja dhe bashkëshorti i saj, Fero, u bënë prindër rreth katër muaj më parë.

Në postimin e bërë në llogarinë e saj në Instagram, Arbenita shihet e veshur me një palë bikini ngjyrë të zezë, teksa pozon e mbështetur tek një pemë. Modelja i ka mahnitur të gjithë ndjekësit me linjat trupore, ku në sy bie menjëherë barku i sheshtë dhe i tonifikuar.

 

 

Ndonëse kanë kaluar vetëm pak muaj pas lindjes, Arbenita është rikthyer në super formë dhe për këtë e ka ndihmuar kujdesi ndaj ushqimit dhe stërvitja. Së bashku me partnerin dhe vajzën, Ismajli ka nisur pushimet verore, të cilat duket se po i shijon në maksimum. Ajo ndau në Instastory një foto të Feros, i cili shihet me vajzën në krahë në zhezlong.

LEXO EDHE:

Back to top button