Arilena Ara dhe Dafina Zeqiri kanë gati bashkëpunimin e radhës

Në fillim të muajit korrik, Arilena Ara njoftoi se ka gati albumin e parë të karrierës, ku ka shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda saj! Ai do të vijë nën titullin “POP ART” dhe të gjithë fansat e artistes të bëhen gati pasi albumi do të publikohet së shpejti!

“Sado që mundohem nuk kam fjalë mjaftueshëm për të shprehur ndjesinë. E lumtur të ndaj me ju lajmin që Albumin tim të parë e ndajnë vetëm pak ditë nga publikimi! Në “POP ART” kam shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda meje!”, shkroi Arilena teksa njoftoi publikimin e albumit.

Më vonë ajo zbuloi se për albumin ka realizuar në total 13 këngë, mes tyre një pjesë janë bashkëpunime. Një nga emrat me të cilët Arilena ka zgjedhur të bashkëpunojë është edhe artistja shqiptare Dafina Zeqiri.

Dy vajzat kanë bashkuar për herë të parë forcat për një duet, që duket se nuk do të vonojë edhe shumë për publikim. Arilena ka ndarë në Instagram një foto me Dafinën, si një formë paralajmërimi për këngën e tyre.

Më vonë ajo postoi një foto të saj, përkrah së cilës shkroi “Thirre…”, që mban një pjesë të titullit të këngës me Dafinën. Ndërsa kjo e fundit i ka komentuar Arilenës poshtë fotos: “Ma mirë shko…”.

“Thirr policinë” tanimë e ka një datë publikimi! Kënga po vjen shumë shpejt dhe na duhet dhe vetëm një javë nga publikimi i projektit muzikor të super artisteve, të cilat e dhanë lajmin me një foto tepër të veçantë.

LEXO EDHE:

Back to top button