Arilena dhe Dafina po vijnë me një mision: Të fuqizojnë gjithë gratë shqiptare

Në fillim të muajit korrik, Arilena Ara njoftoi se ka gati albumin e parë të karrierës, ku ka shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda saj! Ai do të vijë nën titullin “POP ART” dhe të gjithë fansat e artistes të bëhen gati pasi albumi do të publikohet së shpejti!

“Sado që mundohem nuk kam fjalë mjaftueshëm për të shprehur ndjesinë. E lumtur të ndaj me ju lajmin që Albumin tim të parë e ndajnë vetëm pak ditë nga publikimi! Në “POP ART” kam shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda meje!”, shkroi Arilena teksa njoftoi publikimin e albumit.

Më vonë ajo zbuloi se për albumin ka realizuar në total 13 këngë, mes tyre një pjesë janë bashkëpunime. Një nga emrat me të cilët Arilena ka zgjedhur të bashkëpunojë është edhe artistja shqiptare Dafina Zeqiri.

Dy vajzat kanë bashkuar për herë të parë forcat për një duet, nga i cili na ndajnë dhe vetëm pak orë. Ditën e sotme dy artistet kanë publikuar një pjesë të shkurtër nga videoklipi që kanë realizuar për këngën e tyre, që mban titullin “Thirr policinë”.

Videoklipi duket se do të jetë mjaft i veçantë dhe në fillim thuhet se qëllimi i këtij projekti është që të fuqizojë gratë. Kënga do të publikohet ditën e nesërme në orën 19:00. Detajet e tjera na mbetet t’i mësojmë me publikimin e këngës, që të gjithë po presim me padurim ta dëgjojmë të plotë.

 

LEXO EDHE:

Back to top button