Arrestimi i Metës, reagon Berisha: Persekutim politik, Rama është përpjekur për eliminimin e tij fizik

Arrestimi i Metës, reagon Berisha: Persekutim politik, Rama është përpjekur për eliminimin e tij fizik

Persekutim politik e ka konsideruar kreu i PD-së, Sali Berisha arrestimin e aleatit të tij, Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Në një deklaratë për mediat, teksa po komentonte arrestimin e ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja, Berisha tha se nuk ka prova që justifikojnë arrestimin e Metës, por “është zbatur urdhri politik i Ramës”.

Ai hodhi akuza të rënda në drejtim të kryeministrit, teksa pretendoi se Rama është përpjekur ta eliminojë Metën fizikisht.

“Çdo gjë ndaj tij është politike. Persekutimi politik i Ilir Metës është politik, politik dhe vetëm politik. Nuk kanë publikuar asnjë fakt, asnjë dokument, por kanë zbatuar urdhrat e Edi Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik, e ndoshta edhe fizik të Ilir Metës. Edi Rama është, siç denoncova edhe në herët e kaluara, i implikuar në zhdukje të personave në mënyrë ekstraligjore, antikushtetuese. Iu kam informuar unë këtu ju, se Dumani fle mbi një dosje në të cilën bisedohet për eliminimin e një politikani të afërt me Edi Ramën. E kuptoni se a do mund të guxonin bandat shtetërore të eliminonin një politikan të afërt me Edi Ramën, pa porosinë e Edi Ramës? Pra, Edi Rama është një me krimin”, tha Berisha.

Ilir Meta u arrestua këtë të hënë me urdhër të SPAK, teksa pritet të konfirmohet akuza.

LEXO EDHE:

Back to top button