Arrestohen dy shtetas turq në Rinas, donin të kalonin kufirin me dokumente fals

Policia Kufitare Rinas ka goditur sot një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, duke vënë në pranga dy shtetas turq, të cilët tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas si rezultat i masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë kaluar për verifikim të pasaportave të shtetasve turq O. C, dhe M. D, të cilët do të udhëtonin me itinerar Rinas-Gjenevë”, informon Policia e Shtetit.

Gjatë verifikimeve, të dyja pasaportat e shtetasve turq kanë rezultuar false.

“Në vijim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit O. C., 27-vjeç dhe M. D., 28-vjeç, për veprën penale “Falsifikimit të letërnjoftimeve, të pasaportave ose të vizave” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, bën të ditur policia.

 

LEXO EDHE:

Back to top button