Arrestohen të dyshuarit për vrasjen e Dankës së vogël

Arrestohen të dyshuarit për vrasjen e Dankës së vogël

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot në seancën e jashtëzakonshme të Qeverisë, e cila filloi në ora 10, ka thënë se policia ka arrestuar dy persona që kanë kryer vrasjen e Dankës së vogël, transmetojnë mediat serbe.

“Kemi një lajm të keq për këtë fëmijën tonë, policia arrestoi dy persona që vranë Dankën e vogël dhe ata e pranuan krimin. Dhe tani po i çojnë në vendin e vrasjes… Me çfarë monstrash kemi të bëjmë – tha dukshëm i mërzitur presidenti serb Aleksandar Vuçiq pasi iu dorëzua dosja nga ministri i Punëve të Brendshme.

Të dyshuar për vrasjen e Danka Iliqit janë dy punonjëse të Ndërmarrjes Komunale “Vodovod” nga Bori. Dyshohet se e kanë goditur vajzën me makinë, më pas e kanë futur në automjet dhe e kanë çuar në një vend që përdoret si deponi e egër. Ministria e Brendshme e Serbisë paralajmëroi më shumë detaje gjatë ditës.

LEXO EDHE:

Back to top button