Arrestohet 39 vjeçari nga Tetova, shkeli masat anti Covid

Gjatë ditës së djeshme (02.12.2020) në Reçicë të Vogël të Tetovës, policia ka arrestuar 39 vjeçarin Z.A. nga po i njëjti fshat, pronar i një lokali. Gjatë kontrollit nga ana e zyrtarëve policorë dhe Inspektoratit shtetëror të tregut është konstatuar se lokali punon jashtë orarit të përcaktuar me masat anti Kovid dhe në të prezent kanë qenë 6 mysafirë.

- Advertisment -

“Z.A. është ndaluar në stacionin e policisë në Tetovë dhe kundër tij do të pasoj padi në bazë të nenit 206 nga Kodi Penal, për veprën penale “mosrespektim në bazë të rregullave shëndetësore gjatë kohës së pandemisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:

Back to top button