Policia e Kosovës me detaje për grabitjen e armatosur në Lipjan

Në orët e hershme të mëngjesit ka ndodh një vjedhje/plaçkitje në Lipjan. Është grabitur një institucion financiar ku disa persona të armatosur kanë grabitur arkën e këtij institucioni.

KosovaPress raportoi se grabitësit kanë ikur me veturë nga vendi i ngjarje dhe policia është vënë në ndjekje të tyre. Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Polciisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinë, Agron Borovci ka treguar për KosovaPress se për këtë rast është arrestuar një 31 vjeçar dhe se është në ndjekje të tjë tjerëve.

“Stacionet policore të rajonit të Prishtinës, në kuadër të intensifikimit të masave të ndërmarra në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike, si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, kanë organizuar punën e tyre me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale. Pas marrjes së informatës për një vjedhje të rëndë të ndodhur në një institucion financiar në rrugën “Hajredin Bajrami” në Lipjan rreth orës 02:30, njësitet policore të Lipjanit kanë organizuar një operacion të shpejtë i cili ka rezultuar me arrestimin në ikje e sipër të një të dyshuari që dyshohet të jetë përfshirë në rastin në fjalë. Veprimet e shpejta i kanë mundësuar policisë të identifikoj veturën e shfrytëzuar nga të dyshuarit si dhe drejtimin e ikjes”, tregon Burgovci.

Tutje ai thotë se policia ka arritur që 31 vjeçarin ta arrestoj në fshatin Qylagë të Lipjanit pasi ai kishte humbur kontrollin mbi veturën e që kishte dalë nga rruga.

Në veturën e të dyshuarit H.G është gjetur një revole e tipit Zoraki si dhe pesë fishekë.

“Ndërkohë që policia ka kontrolluar edhe perimetrin përreth, pak më tutje është gjetur edhe kasaforta (kasa) e zbrazët. Ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e arrestit policor dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh dhe ndaj tij është iniciuar rasti vjedhje e rëndë si dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar i armës. Aktualisht policia ka zgjeruar horizontin e hetimeve për të identifikuar edhe të dyshuarit e tjerë të mundshëm të ilet në çfarëdo forme mund të jenë implikuar në këtë rast”, tha Burovci./Kosovapress/

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button