Arrestohet Lirim Jakupi, dyshohet për vrasje

Policia e Kosovë ka arrestuar personin e katër lidhur me vrasjen që kishte ndodhur me 12 shtator të viti 2021, në Gjilan. Raportohet se i arrestuari i katër në rastin e vrasjes në Gjilan është Lirimi Jakupi.

Lajmi për arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimit”, thuhet në njoftimin e PK-së

Nga Prokuroria Themelore në Gjilan, kanë njoftuar se ndaj Jakupit pritet të bëhet kërkesa për paraburgim.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se ka ndaluar edhe një person, me inicialet L.J., pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen, e cila ka ndodhur më 12 Shtator 2021, në Gjilan, ku me armë zjarri është privuar nga jeta tani i ndjeri B.V. Ndaj të njëjtit, Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afatit ligjor do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Lidhur me vrasjen e 50 vjeçarit në Gjilan në paraburgim gjendjet ende Faton Osmanin, Gëzim Bajramin dhe Irfan Veselin

“Për këtë rast, me kërkesë të prokurorisë, të pandehurit F.O., G.B. dhe I.V., gjenden nën masën e paraburgimit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Lirim Jakupi është i njohur për vepra penale si vrasje e arratisje nga burgu.

Jakupit dyshohet se së bashku me Faton Osmanin, Gëzim Bajramin dhe Irfan Veselin mbrëmjen e 12 shtatorit në një kafiteri në Gjilan kishin qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur Bakush Veselin.

Atë kohë, Jakupi e kishte demantuar lajmi se kishte të bënte me vrasjen e Veselit, duke thënë se nuk ndodhej në Gjilan por ndodhej në Prishtinë. Të nesërmen ishte intervistuar nga Policia e Kosovës./Insajderi

LEXO EDHE:

Back to top button