Arrestohet vjedhësi, dërgohet në burg për vuajtje të dënimit

Arrestohet vjedhësi, dërgohet në burg për vuajtje të dënimit

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 14:15 në bulevardin “Kërste Misirkov” në Shkup ka privuar nga liria 21 vjeçarin K.M. nga Shkupi.

Sipas njoftimit të policisë personi në fjalë kërkohej me fletarrestim qendror të lëshuar nga Gjykata Penale-Shkup, për vuajtje të dënimit prej një viti për veprën penale “vjedhje”. K.M. është dërguar në burgun e Shkupit për vuajtje të dënimit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button