Arsovska: Drejtorët të mos tradhtojnë besimin e qytetarëve

Arsovska: Drejtorët të mos tradhtojnë besimin e qytetarëve

Kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovska bëri të ditur se do të realizojë projekte, ndërsa të gjithë drejtorëve u tha se pozitat e tyre nuk janë të përjetshme, në rast se nuk punojnë në interes të qytetarëve.

“Ne do të bëjmë gjithçka për të vazhduar realizimin e projekteve në interes të qytetit dhe qytetarëve. A do të jetë më mirë apo më keq, do të tregojë koha, për çdo rast. Ajo që mund të them është se duhet të punojmë për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe fondet”, theksoi Arsovska.

Ndërsa për shkarkimin e drejtorëve dhe tensionet me VMRO-DPMNE-në ajo u shpreh se besimin e qytetarëve nuk duhet tradhtuar dhe se dhe drejtorët e emëruar tani nuk do të jenë të mbrojtur nëse veprojnë në kundërshtim me besimin e qytetarëve.

“Besimin e kanë dhënë qytetarët për ta realizuar buxhetin. Ai besim nuk duhet të tradhtohet dhe këta drejtorë që janë emëruar nuk do të mbrohen nëse bëjnë diçka në kundërshtim me besimin e qytetarëve”, tha Arsovska.

Po ashtu informoi se projektet e paralajmëruara më parë po vazhdojnë.

 

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button