Makina që synon të bëhet më e shpejta në botë

Makina që synon të bëhet më e shpejta në botë

Hennessey Venom F5 synon të bëhet makina më e shpejtë e serisë që është prodhuar ndonjëherë me projektin e saj për të arritur 539 kilometra në orë. Prodhuesi amerikan i makinave është gati të konkurrojë për këtë titull sipas rregullave që parashikon libri i rekordeve Guinness. Makinës i duhet të bëjë dy xhiro shumë të shpejta, të cilave iu përllogaritet mesatarja. Aktualisht, titullin e makinës më të shpejtë të serisë e mban Agera RS, e cila në vitin 2017 arriti 447 km në orë. Hennessey ka mundësinë që ta thyejë këtë rekord falë motorit të tij 6.6 litërsh biturbo V8 që prodhon 1817 kuaj fuqi./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button