Arta Nitaj ngacmon me imazhe tërheqëse me Dafina Zeqirin

Ajo është njëra nga personazhet e shoëbizit shqiptar që zgjon kureshtje të madhe sa herë që publikon imazhe e video në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për modelen dhe aktoren nga Peja, Arta Nitaj, e cila edhe kësaj radhe mori vëmendje me paraqitjen e veçantë.

Artistja, e ndjekur nga mbi 300 njerëz vetëm në Instagram, ka vazhduar të sjell të tjera fotografi përkrah këngëtares Dafina Zeqiri.

Të njëjat janë shfaqur me grim e dukje interesante, derisa akoma nuk kanë zbuluar nëse po bashkëpunojnë për projektin e radhës.

Sidoqoftë, Arta duket se do jetë pjesë e videoklipit të ri të Zeqirit edhe pse nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.

Dafina ndërkohë pas publikimit të albumit të plotë “Dafinë Moj” ka nisur edhe xhirimet e klipit të këtyre këngëve.

Përkundër gjithë aludimeve, mbetet për t’u parë ditëve në vijim.

LEXO EDHE:

Back to top button