Arta Nitaj shijon fundvitin në New York

Modelja nga Peja, Arta Nitaj, ka zgjedhur një destinacion të veçantë për të kaluar fundvitin.

Në postimet e reja që ka ndarë në rrjete sociale, ish-aktorja e “O sa mirë” tregon se momentalisht ndodhet në Manhattan, New York.

Ajo ka ndarë disa pamje mrekullueshme të vendit teksa duket se po kalon një periudhë të mirë.

Ky udhëtim i Nitajt vjen pas pushimeve në Emiratet e Bashkuara Arabe, Dubai, ku qëndroi për një kohë të gjatë.

Krahas kësaj, artistja këtë periudhë ka qenë e angazhuar në disa videoklipe dhe për herë të fundit u shfaq në këngën e Dafina Zeqirit, “Murder on the dancefloor”.

Ajo po ashtu sivjet ishte pjesë e videoklipit të Butrint Imerit të quajtur “Phantom”.

Arta ndërkaq ka lënë më anash paraqitjen në ekran dhe ka vite që nuk ka qenë aktive.

LEXO EDHE:

Back to top button