Artistja 15 vjeçare nga Kumanova interpreton në koncertin e fundvitit në Belgjikë

Bujana Ameti nga Kumanova, ndonëse vetëm 15 vjeçe, ka interpretuar në harpë në koncertin e fundvitit në qytetin Waterloo të Belgjikës.

- Advertisment -

Ameti ka luajtii pjesë nga vepra e Dussek, Sonata I Rondo. Një performancë kjo që është vlerësuar shumë lart nga audienca.

Prezantuesja nuk hezitoi ta prezantojë Bujanën si një artiste me origjinë shqiptare. Bujana Ameti ka lindur dhe është rritur në Belgjikë. Ajo që nga viti 2014 studion instrumentin e harpës, me talentin e saj ka arritur suksese të shumta në konkurse të ndryshme ndërkombëtare. Në vitin 2016, në moshën 11 vjeçare fitoi çmimin e parë në duo në konkursin ”Harpegio”, ndërsa në konkursin ndërkombëtar për harpë ”Félix Godefroid” në vitin 2017 mori çmimin e shpresave. Në vitin 2018, në ”Concours français de la Harpe“ në Limoges të Francës mori çmimin e parë. Bujana që nga viti 2018 ndjek mësimet në shkollën private ndërkombëtare ”Musica Mundi School“ në Waterloo të Belgjikës.

LEXO EDHE:

Back to top button