As prodhuesit e as blerësit e duhanit nuk i respektojnë rregullat

Problemet në biznesin e duhanit në vendin tonë janë për shkak të mosrespektimit të ligjit nga kompanitë dhe prodhuesit e duhanit. Problemet fillojnë me çmimin joreal blerës, ndonjëherë edhe cilësia e duhanit është e dobët dhe si pasojë paraqitet tepricë e duhanit jocilësor. Nga Oda Ekonomike thonë se duhani këtë vit është me cilësi shumë të dobët për shkak të motit, por ka prodhimtari të lartë.

Duhet të ketë baraspeshë mes prodhuesve dhe blerësve. Kompanitë janë të kufizuara sipas nevojave në tregun botërorë dhe janë të obliguara nga dispozita të caktuara ligjore. Në mënyrë optimale, prodhimtaria në vendin tonë sillet prej 20 deri 25 mijë tonelata në vit. Çdo gjë që është nën këto sasi, do të jetë problematike për blerësit dhe prodhuesit. Duhet të kemi prodhimtari sipas standardeve – tha Vasko Ristovski- Oda Ekonomike.

Sipas Odës Ekonomike, prodhuesit e duhanit nuk kanë marrë ende paratë për subvencionet shtetërore për vitin 2019/ 2020. Prodhuesit e duhanit ankohen se krahasuar me vitin 2019, çmimi i blerjes së duhanit është ulur në mënyrë drastike. Dy vjet më parë, një kilogram duhan ishte blerë me çmim mesatar prej 219 denarë, vitin e kaluar duhani ishte blerë me çmim prej 158 denarë. Vitin e kaluar, u blenë pothuajse 27 mijë tonë duhan, që është blerja më e madhe në 15 vitet e fundit. Këtë vit, pritet që të prodhohen pak më shumë se 22 mijë tonë duhan në gjethe. U lidhën rreth 27 mijë kontrata, dhe u regjistruan gjithsej 18,752 prodhues të duhanit. Çdo vit prodhuesit e duhanit, në fund të sezonit të blerjes, protestojnë dhe akuzojnë blerësit për manipulime. Ndezja e një sasie të madhe duhani dhe bllokadat e autostradave dhe pjesëve të autostradave janë të pashmangshme, derisa të plotësohen kërkesat e tyre.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button