Mbi 200 amendamentet për rishikimin e buxhetit, deputetët nisën debatin

Është duke u përmbyllur debati i Komisionit parlamentar lidhur me propozim- rishikimin e e buxhetit. Deri në fund të javës, pritet propozim- ligji të gjendet në seancë plenare për miratim. Sot deputetët filluan të debatojnë për 222 amendamentet e partive opozitare pasi pesë ditët e kaluara debatonin për rishikimin e propozuar. Subvencionet në bujqësi ishin temë debati.

Është vërtetë e panevojshme që për herë të tetë të dorëzojnë amendament të njëjtë për plan intervenimi në bujqësi dhe i njëjti të na refuzohet me kurrfarë arsyetimi se jepen më shumë mjete financiare në raport me subvencionet. Kjo është edhe një dëshmi se kjo Qeveri në të gjitha zgjedhjet nga viti 2016 deri më tani merret me mashtrime të vazhdueshme. Për fat të keq, ky premtim u është dhënë bujqve si risi, të njëjtën risi e pranuan edhe në vitin 2016, por asgjë nga kjo nuk kemi – tha Bllagica Llasovska- deputete e VMRO DPMNE-së.

Për pushtetin, amendamenti për krijimin e një fondi intervenues, me vlerë 300 milion denarë nuk është i pranueshëm, sepse me rishikimin janë projektuar para rekorde në bujqësi.

Nëse i shikojmë vetëm subvencionet në bujqësi, dhe zhvillim rural këtë vit, edhe pse një tremujorsh është i krizës, dhe është vit pas krizës, ne me zhvendosjen e bërë në këtë propozim rebalanc, vijmë në nivelin prej 8.5 miliardë denarë për subvencione, dhe zhvillimi rural, që praktikisht është në nivelin e viteve, kur më së shumti është investuar në bujqësi – u shpreh Dimitar Kovaçevski – Zëvendës Ministër i Financave.

Me rishikimin është planifikuar, që shteti të shpenzojë edhe treqind milion euro shtesë nga buxheti i planifikuar fillimisht, me çka ana e shpenzimeve do të arrijë në 4.3 miliardë euro. Në arkën e buxhetit planifikohet të mblidhen 3.6 miliardë euro. Deficiti buxhetor do të thellohet me 180 milion euro shtesë, dhe është planifikuar të arrijë 6.5 për qind të Prodhimit Bruto Vendor deri në fund të vitit.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button