ASH e Ziadin Selës vlerëson se kalimi në modelin me një njësi zgjedhore është i dëmshëm dhe ul përfaqësimin e shqiptarëve në Kuvend
ASH e Ziadin Selës vlerëson se kalimi në modelin me një njësi zgjedhore është i dëmshëm dhe ul përfaqësimin e shqiptarëve në Kuvend
Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës kundërshton ashpër ndryshimin e modelit zgjedhor në një njësi zgjedhore. Deputetja Ilire Dauti, në intervistë për Alsat theksoi se modeli me një njësi zgjedhore dëmton shqiptarët pasi çon në uljen e deputetëve shqiptarë. ASH kërkon 8 njësi zgjedhore.
“Gjithë ky koncentrim në një njësi zgjedhore nuk i përshtatet rendit etnik që ka Maqedonia e Veriut dhe është goditje pikërisht mbi këtë shtyllë. Nuk duhet të harrojmë faktin se shqiptarët edhe kështu siç janë të përfaqësuar janë vetëm me 25% me ulëse në parlament ndërkohë çdo kalkulim tjetër siç është një njësi zgjedhore do të çonte edhe më tutje në uljen e numrit të deputetëve shqiptarë do të zvogëlonte edhe më tepër përfaqësimin e shqiptarëve në kuvend…”, tha Ilire Dauti, Deputete e ASH-së.
Sa, keni bërë një analizë sa ulëse mund të humbin shqiptarët?
“Minimum tre e më lartë varësisht nga grupimi që bëhet në kampin politik maqedonas”
Dauti komentoi edhe deklaratën e Arben Taravarit se ASH-ja e Selës qëndron prapa dyerve të qeverisë, ndërkohë që pjesëmarrjen e partive shqiptarëve në takimin e liderëve e cilësoi poshtërues.
“Me siguri e ka pasur fjalën për veten sepse në një far forme ajo që u transmetua në takimin e liderëve përmes partnerit të tij të koalicionit që kërkuan takim tet a tet nënkupton që ata janë prapa dyerve dhe presin lëmoshë për të hyrë në qeveri….Një qasje e tillë, një shkuarje e tillë pa koordinim paraprak dhe mos harmonizim të asaj që quhet program i partive politike shqiptare është gabim i madh dhe nëse e vërejmë çfarë fituan shqiptarët përveç se u poshtëruan dhe pranuan atë të cilën marrë vesh më herët..”, deklaroi Ilire Dauti, Deputete e ASH-së. /Alsat.mk








